Ndoshta Pele nuk do të jetë shumë dakord, por që nga mbrëmja e së dielës, Cristiano Ronaldo është bomberi më i mirë në historinë e futbollit përsa i përket numrit të golave të shënuar në karrierën e tij me klubet dhe përfaqësuesen portugeze. Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, portugezi arriti në kuotën e 759 golave në karrierë në 1037 ndeshje të luajtura, duke barazuar Josef Bican me këtë të fundit që e ka arritur këtë kuotë në vetëm 495 ndeshje
Pas Bican dhe Ronaldos, sipas RSSSF(organizmi botëror që mban statistikat e futbollit), është pikërisht Pele me 757 gola i ndjekur nga Romario me 743, Messi me 718 dhe Puskas me 706.
Sfidanti.al