Amatorët përballë Murinjos, tifozët dhe Kupa shmangin falimentin!

Marin AFC (Marine AFC) është një klub tepër modest i piramidës së futbollit anglez, ndërsa i takoi nderi të priste Totenham Hotspurin në fushën e tij sportive në Kupën e Anglisë. Marini është 160 vende më poshtë Spërsave në renditjen hierarkike të topkëmbës ishullore dhe u mund 0-5 nga djemtë e Zhoze Murinjos, por suksesi në Kupë e ndihmoi të përballonte krizën e koronavirusit. Tifozët blenë plot 30 000 bileta virtuale për një ndeshje që u luajt me dyer të mbyllura, ndërsa rekordi i tifozëve në stadiumin e vogël nuk ka qenë kurrë më i madh se 6 000.

Marin fitoi nja 200 000 paundë stërlina pasi kaloi 7 ture në Kupë (disa prej tyre eleminatore), por humbjet e koronvirusit llogariten në 300 000 paundë, ndonëse fatura e rrogave të klubit të kategorisë së 8-të është 100-300 paundë stërlina në javë. Dueli Marin-Totenhem ishte ai me diferencën më të madhe mes ekipeve në të gjithë historinë 149-vjeçare të Kupës. Zhoze Murinjo tregoi respekt ndaj kundërshtarit duke hedhur në fushë edhe Garet Bejlin, që Reali e mori për 100 milionë euro. Trajneri i Marinit, Nil Jang, theksoi se “jam shumë i lumtur për këtë ditë, dhe shpresoj që ta kemi bërë krenar gjithë futbollin amator anglez”.

Sfidanti.al