Santosi llogarit “viktimat miqësore” të Pelesë, kundër rekordit të Mesit!

Është një historian i klubit brazilian që është ngarkuar me detyrën për të “shfronësuar” Leon, dhe për të lënë legjendën e vet si “Mbret të futbollit”. Fernando Ribeiro, pjesë e Shoqatës së Hulumtuesve dhe Historianëve të Santosit (ASSOPHIS), ka nxjerrë një dritë një statistikë që mbron të drejtat e Pelesë për të vazhduar si rekordmen i golave me një skuadër të vetme. Argumenti kryesor i Ribeiros, kundër rekordmenit të ri Lionel Mesi është që Peleja ka shënuar gola në miqësore zyrtare ndaj skuadrave të mëdha, pra nuk ka përse merren si bazë vetëm golat në garat zyrtare.

“Kanë qenë ndeshje ndaj skuadrave më të mira të kohës, – theksoi ai, – ekipe si Amerika e Kolo Kolo kanë pësuar nga 9 gola, Interi i Milanos ka pësuar 8. River Plejti, Boka Zhuniors, Real Madrid, Juventusi, Lacio, Napoli, Benfika madje edhe Barcelona kanë pësuar nga 4”. Pele, sipas Ribeiros ka 1091 gola me Santosin, ndërsa për rekordin i llogariten vetëm 643, ndaj 644 që ka Mesi.

Sfidanti.al