Camila Giorgi do të festojë 30 vjetorin e saj në 30 dhjetor dhe do të mbyllë vitin 2020 si numri 76 i botës në renditjen WTA. Italiania supozohej të ishte një prej lojtareve të destinuara për të qenë mes më të mirave të botës kur në vitin 2018 arriti deri në vendin e 26, por rezultatet nuk përkuan me objektivat e saj. Këtë vit arriti ne finale të Turneut të Ëashington dhe Bronxit dhe shumë pak flitej për të deri në momentin kur postoi një foto kurioze e veshur me të brendshme për të bërë urimet për Krishtlindjen
Giorgi bëri urimin e saj ndaj 280 mijë ndjekësve teksa pozoi me veshje të brendshme me ngjyrë të kuqe. Italiania duket se bën karrierë jo vetëm në tenis, por edhe si influencer në modë. Camila Giorgi aktualisht është tenistja italiane me renditjen më të mirë në WTA. Në Itali besojnë se ajo do të pasojë emra të tillë si Flavia Penetta, Francesca Schiavone apo Sara Errani.
Sfidanti.al