Federer tërhiqet nga Australian Open, Gjokoviç ka shans t’i afrohet!

Legjenda e tenisit nuk do të jetë në 100 për qind të formës në 8 shkurt kur do të fillojë Grand Slemi i parë i vitit në Melburn, dhe do të zgjasë 3 javë. Rozher Federer pritet të kthehet më pas në fushë, në Roterdam ose në Dubai, ndërsa fiziku i tij ende nuk e ka marrë veten pas dy operacioneve në gju. Mungesa e rekordmenit të Grand Slemeve, me 20 të tillë (bashkë me Nadalin), do të thotë mundësi për rivalët për të fituar më shumë Çmime të Mëdha. Në radhë të parë, një shans për Novak Gjokoviçin që ka 17 Grand Sleme, duke qenë i treti në renditjen e të gjitha kohëve, dhe që është numri 1 historik në Australian Open. Gjokoviçi, aktualisht numri 1 i botës për meshkuj, ka 8 tituj në Melburn ndaj 6 të Federerit. “Nole” ka fituar 7 nga 10 edicionet e fundit, ndërsa Nadali ka shumë më pak shpresa këtu dhe do të duhet të presë Rolan Garosin për të kaluar Federerin me 21 Grand Sleme. Spanjolli ka vetëm 1 titull, në 2009, ndërsa ka humbur 4 finale. Gjithsesi, këtë vit do të ketë rivalitet më të madh sepse tenistë më të rinj e kanë rritur nivelin si Medvedev apo Tim.

Sfidanti.al