Tuheli lirohet nga PSG me 6 milionë euro në xhep, mos vallë e pret Çelsi?!

Blutë e Londrës e kanë trajnerin e tyre, ai është Frenk Lampardi, por mediat shkruajnë se anglezit po i dridhet toka nën këmbë. Një kandidat i ri ka dalë për Çelsin dhe ky është Tomas Tuhel. Lajmet janë që tekniku gjerman ka rëndë dakord me Paris SG, duke marrë një dëmshpërblim në dorë e duke qenë i lirë për të zgjedhur të ardhmen. E përditshmja “Bild” shkruan se PSG i ka dhënë Tuhelit 6 milionë euro, ndërsa rroga e tij ishte 7.5 milionë euro në vit. “Bildi” shton se nëse Çelsi humbet edhe ndeshjen e mesjavës ndaj Aston Vilës, atëherë Lampardi mund të shkarkohet. Tuhel ka punuar me 3 lojtarë të Bluve, Vernerin, Havercin dhe Rydigerin. Po ashtu, theksohet që trajneri 47-vjeçar nuk ka qendruar gjatë pa punë kur është larguar nga Mainci në 2014 dhe nga Dortmundi në 2017.

Sfidanti.al