Infantino: FIFA do një futboll më global, duhen formate të reja

Gianni Infantino dëshiron një futboll ndryshe, më global dhe nga Dubai ai premton se do të ketë revolucion

‘Vizioni i FIFA është të bëjë futbollin akoma më global-tha Infantino-është akoma i përqendruar në shumë pak kombe, duhen ide të reja dhe zgjidhje të reja për një futboll të globalizuar. Detyra është të organizojmë dhe të gjenerojmë të ardhura në të gjithë botën bashmë me ndihmën e atyre që bashkëpunojnë me ne’.

Padyshim pandemia coronavirus nuk është lënë mënjanë nga presidenti I FIFA.

‘Te FIFA përgatitëm paketë ndihmëse për shkak të Covid për të ndihmuar ji vetëm profesionistët, port ë gjithë botën, për të mbajtur në jetë flakën e futbillit dhe për të qenë gati kur të rinisim gjithcka në mënyrë normale-shtoi Infantino-futbolli është ai që ka më pak rëndësi nga gjërat shumë të rëndësishme. Duhet të mbrojmë futbollistët dhe legjenda, lojën dhe të formojmë kompeticionet tona e të gjejmë një bilancim më të mirë mes skuadrave kombëtare, klubeve,kampionateve dhe kupave, mes kompeticioneve të gjata dhe atyre të shkurtra’.

Pasojat e Covid 19 sigurisht që janë ndjerë në botën e futbollit

‘Ishte një vit nga i cili do të kujtojmë këtë pandemic-tha Infantino-kuptuam se cfarë është më e rëndësishme se futbolli. Jo të gjithë ishim të ndërgjegjshëm deri në momentin kur virusi gjunjëzoi një botë të tërë. Duhet të falenderojmë të gjithë ata persona që luftuan si vullnetarër e mjekët për të shpëtuar jetët tona. Futbolli mund të japë një mesazh shprese, pasi u kufizuam, mund të shpresojmë përsëri. Futbolli po jep shpresa, po luan në stadium bosh, por janë miliona që shpresojnë në rikthimin në normalitet dhe të gjithë po punojnë për të rikthyer tifozët në stadiume’.

Sfidanti.al