Ndodh që ndonjëherë edhe më të mëdhenjtë ëndërrojnë të henë të padukshëm, ose thënë më mirë, normalë. Kjo ka ndodhur edhe me Lionel Messin që tregon gjithcka në intervistën e dhënë prej tij që do të transmetohet këtë të dielë në televizionin spanjoll ‘La Sexta’.
‘Është e vërtetë që jam i privilegjuar për gjithcka më ndodhi të jetoj, por ndonjëherë dëshiroj anonimatin, të jem I panjohur-tha Messi në intervistën e tij-dhe t’I gëzohem faktit që mund të shkoj me qetësi në treg, kinema apo restorant’
Ditë më parë u publikua një pjesë tjetër e intervistës së kapitenit të Barcelonës që kishte të bënte me verën e turbulluar të 2020 kur kërkoi largimin nga klubi katalanas dhe për mënyrën sesi ndihet në këtë moment
‘Tani jam mirë, por në verë u ndjeva shumë keq për atë cfarë ndodhi-tregoi Messi-dhe për mënyrën si shkuan gjërat në La Liga dhe Champions League. Por tani gjërat janë mirë, kam dëshirë për të luajtur dhe të tregoj sa vlej’.
Sfidanti.al