Një sezon i shkëlqyer, edhe i ndërprerë përkohësisht për shkak të epidemisë. Armando Broja po shkëlqente si një talent i madh në Eredivizien e Holandës, me 5 gola në 11 ndeshje, ndërsa tani merr dy lajme shumë të mira. i pari lajm është që sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka lënë pas koronavirusin, është shëruar përfundimisht, dhe është kthyer në stërvitje. Vështirë se mund të luajë këtë fundjavë për Viteshen pasi ende nuk është në 100 për qind të formës, por mosha e re 19-vjeçare e ndihmon që të ripërtërihet shpejt. Nga ana tjetër, në Angli shkruhet se Çelsi, klubi që ka kartonin e Brojës, po mendon që shpejt a vonë ta kthejë në skuadër. Blutë e Londrës kanë sulmues shumë të mirë në ekip si Timo Verner, Olivie Zhiru apo Tami Abraham, por gjithsesi Zhiruja është 34 vjeç dhe shpejt pritet të largohet, ndërsa një skuadër e Premier Ligës, që luan edhe në Champions, ka nevojë për shumë sulmues në ekip. Tabloidi “San” (The Sun) shkruan se Broja mund të kthehet tek Çelsi pas 1 ose 2 sezonesh.
Sfidanti.al