Juventusi ankohet për arbitrin dhe drejtësinë sportive, por gazetat e masakrojnë!

“E marta e zezë” nuk mund të bëhej më e keqe, dhe te kampionët e Italisë dhimbja u ndje deri në torturë. Trajneri Andrea Pirlo, por edhe drejtuesit e klubit, e quajtë “tallje me tifozët dhe me futbollin” vendimin e Gjykatës Sportive të Apelit për t’u hequr fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Napolit (kur ky i fundit nuk udhëtoi drejt Torinos me shqetësime nga koronavirusi). Jo vetëm kaq, por juventinët patën pretendime nga gjyqtari i ndeshjes me Fiorentinën (humbje 0-3 në Piemont).

Në 50’, kur ndeshja ishte 0-1, arbitri La Pena duhej të kishte dhënë të verdhën e dytë për spanjollin Borha Valero, diçka që nuk ndodhi. Kjo e dëmtoi Juven. Më pas pati pretendim të paktën për një penallti ndaj Bernardeskit, por as gjyqtari dhe as VAR-i nuk reaguan duke gabuar. Gjithsesi, mediat sportive italiane i ranë këmbanave të alarmit. Ato theksuan 5 dobësi të kësaj Juveje, besohet mungesën e vazhdimësisë, dobësinë në lojën në mbrojtje dhe shpesh agresivitetin e munguar.

“Natë e errët për Juventusin, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – shembet me “vjollcët” dhe gjyqtarët fshijnë fitoren 3-0 në tavolinë! Humb 6 pikë në një ditë të vetme!” “Juve, çfarë shuplakash, – shkruan “Il Korriere delo Sporti”, – humbje e dyfishtë në pak orë, që nga kolegji i garancisë në stadiumin “Alianc”. Ndeshje për t’u luajtur ndaj Napolit dhe pastaj rrënimi në shtëpi me Fiorentinën”. Ja edhe e përditshmja torineze “Tutosport”: E martë e zezë! Shfaqje vjollcë, zemërim i Juves! Ditë katastrofë për kampionët, hiqet fitorja në tavolinë me Napolin, pësohet humbje në fushë me Fiorentinën!”

Sfidanti.al