Mertens, ndrydhje e kaviljes; Napoli e humbet për të paktën 1 muaj

Viti 2020 mbyllet 2 javë përpara  për Dries Mertens. Sulmuesi belg u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes mes Interit e Napolit dhe iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore nga ku rezultoi një ndrydhje në kaviljen e majtë dhe pas 3 javësh është parashikuar që të bëhet edhe një kontroll tjetër

Është ky lajm një problem për Gennaro Gattuso  do të duhet të bëjë ende pa Osimhen, ndërkohë që në sfidën tjetër nuk do të ketë as Insignen që u ndëshkua me karton të kuq. Mertens, në këtë mënyrë do të mungojë në sfidat kundër Lazios e Torinos që janë sfidat e fundit të Napolit për 2020, atë ndaj Cagliarit, Spezias dhe Udineses që do të luhen në janar të vitit të ardhshëm. Po kështu vështirë se Mertens do të jetë edhe në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë ndaj Empolit, ndërkohë që ka një dritë shprese për të për të luajtur ndaj Fiorentinës në Diego Armando Maradona Stadium.

Sfidanti.al