Samuel Eto’o ngre zërin kundër Dream Team të France Football.Ish sulmuesi i Kamerunit, Barcelonës dhe Interit kritikoi mungesën e afrikanëve te skuadra e 33 lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit që ishin përzgjedhur nga revista prestigjioze
‘Si mundet France Football të zgjedhë më të mirët e të gjitha kohërave dhe të mos përfshijë asnjë futbollist afrikan mes 33 më të mirëve.Ky vendim nuk është aspak I besueshëm’.
E gjithë kjo nisi pas këtij postimi në Twitter i një gazetari të BBC dhe Eto’o e tha qartë përgjigjen e tij. ‘Ne afrikanët nuk ekzistojmë’, fjalë këto të ashpra dhe që do të ngjallin diskutime. Në fakt në listën e France Football janë shumë lojtarë, por nuk përmendet as edhe një talent afrikan edhe pse gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë të shumtë futbollistët që kanë spikatur në fushat e gjelbra dhe këtu përfshihet edhe vetë Samuel Eto’o
Sfidanti.al