U arrit vetëm diçka, që në stol të lejohen më shumë lojtarë, 9, në mënyrë që trajnerët të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje. Gjithsesi fushata e Jurgen Klopit për të lejuar 5 zëvendësime gjatë ndeshjeve këtë sezon mori fund me disfatë, pasi 20 klubet e Premier Ligës nuk e pranuan. Trajneri i Liverpulit argumentoi se koha ka qenë e shkurtër për t’u shlodhur dhe kalendari i ngjeshur ndaj edhe kanë ndodhur kaq shumë dëmtime, e për këtë arsye duheshin zëvendësimet. Klubet e vegjël ishin kundër sepse argumentonin se ky rregull do të ndihmonte klubet e mëdhenj që kanë numër më të madh lojtarësh në skuadrat e tyre, dhe më cilësorë. Dhjetë klube votuan kundër propozimit të Klopit, ndërsa 10 ishin pro, por sipas rregullores duhej një shumicë e cilësuar për miratimin, duheshin 14 vota pro.
Sfidanti.al