Mesi mendon të largohet? Edhe Barcelona mendon të mos e mbajë!

Të kuptohemi, në klub e dinë mirë se çfarë vlere ka kapiteni, qoftë edhe në formën jo maksimale të këtij sezoni. Gjithsesi, çdo medalje ka dy anë, dhe historia e Mesit me Barcelonën gjithashtu ka dy “fytyra”, edhe superylli mund të jetë ende duke menduar largimin, por edhe drejtuesit në “Kamp Nou” po mendojnë se ai vërtet duhet të largohet. Mediat shkruajnë se shkak për këtë mendim, që e ka kandidati për president Emili Ruso, është rroga shumë e madhe që merr argjentinasi, dhe që besohet të jetë në nivelin e 600 000 eurove në javë.

“Kushdo që të fitojë në zgjedhjet presidenciale, do të jetë i detyruar të ulet e të bisedojë me Mesin, në mënyrë që ai të pranojë një ulje rroge, nëse do të dëshirojë të vazhdojë tek Barcelona, – tha Ruso, – kështu siç janë gjërat në këtë moment, (rroga e tij) është e papërballueshme. Ne do t’i kërkojmë që të bëjë një sakrificë, dhe nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë ai do të largohet”. Mançester Siti besohet të jetë klubi që e synon më fort Mesin, nëse ai përfundimisht mendon të ndahet nga Barcelona, klubi i vetëm i jetës së tij deri tani.

Sfidanti.al