PSG merr frymë lirisht për Neymar, dëmtimi jo i rëndë

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë. Edhe pse rezultati i ekzaminimeve mjekësore që futbollisti kreu këtë të hënë qetëson PSG sipas komunikatës së Ligue 1, media franceze thekson se sulmuesi që pësoi një ndrydhje të kaviljes në ndeshjen kundër Lionit do të kthehet në fushat e lojës në 2021. Ditën e mërkurë, Neymar do të kryejë teste të tjera dhe ka mundësi që ai të kthehet në fushë në ndeshjen e Superkupës së Francës me Marseille që do të luhet në 13 janar.

Neymar e pësoi dëmtimin në minutën e 75 kur Thiago Mendes bëri një ndërhyrje të ashpër duke bërë që braziliani të dalë nga fusha e lojës mes lotëve, një episod ky që zemëroi jashtë mase babain e futbollistit

‘Ta hajë dreqi, kur do të mbarojë kjo gjë-shfrynte Neymar Senior në Instagram-na duhet gjë VAR për të thënë se ishte një ndërhyrje e ashpër? Duhet që dikush të dalë me barelë që të merren vendime të drejta?’

Ndërkaq, Thiago Mendes, nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale kërkon ndjesë ndaj Neymar. ‘Po regjistroj këtë video për t’i kërkuar ndjesë Neymarit-theksonte Thiago Mendes-shpresoj që të jetë mirë. Nuk kisha ndërmend ta dëmtoja. E dimë që Neymar është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ashtu sikurse i gjithë populli brazilian, edhe unë e admiroj futbollin e tij, shpresoj që të mos jetë dicka e rëndë. I kërkojë ndjesë sinqerisht’.

Sfidanti.al