Francezi është sot 24 vjeç, dhe në Bavari luan që kur ka qenë 19. Kingsli Koman vlerësohet si njëri nga lojtarët më të domosdoshëm të Bajernit, dhe shefi ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, nuk dëshiron ta humbasë në asnjë mënyrë. “Ai është sot një futbollist i nivelit më të lartë, – thekson “Kalle”, – ai është i paçmueshëm për Bajernin. Shpesh ai bën diferencë, sidomos atëherë kur duhet”. Ja pra, që ishte pikërisht Koman që shënoi golin vendimtar në finalen e Championsit ndaj Paris SG. Shqetësimi më i madh i Rumeniges ishte kur francezi mendoi ta linte futbollin për shkak të dëmtimeve, dhe ai nxitoi të bisedonte me të. “Dëmtimet janë pjesë e futbollit të sotëm,- i tha shefi, – dhe Bajerni ka një ekip mjekësor të nivelit më të lartë që do të sigurojë kthimin tënd në fushë”. Për fat ashtu ndodhi dhe klubi nuk pranon ta humbasë 24-vjeçarin për asnjë çmim.
Sfidanti.al