France Football zbulon Balon D’Or Dream Team

France Football bëri të ditur emrat e futbollistëve që do të formojë Balon D’Or Dream Team, që përcakton lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Në rolin e portierit u zgjodh Lev Yashin që iu imponua rivalëve te tij mes të cilëve edhe Iker Casillas. ‘Merimanga e Zezë’ është I vetmi portier në histori që ka fituar Topin e Artë dhe konsiderohet një legjendë e vërtetë e futbollit sovjetik

Në mbrojtje, Cafu është zgjedhur për krahun e djathtë. Braziliani fitoi botërorin 2002 dhe një karrierë të shkëlqyer me Romën dhe Milanin. Një tjetër milanist I zgjedhur është Paolo Maldini për krahun e majtë të mbrojtjes pas një karriere të jashtëzakonshme me kuqezinjtë dhe përfaqësuesen italiane. Në qendër të mbrojtjes më I votuari ishte Beckenbauer

Në mesfushë, një ndër më të votuarit ishte Xavi Hernandez. Katalanasi, lideri I Barcelonës më trë mirë të të gjitha kohërave, u vlerësua për trajektoren tij si organizartor, por France Football e përfshin në formacion si mesfushorin difensiv. Bashkë me Xavin në Dream Team janë edhe Lothar Mattheaus, ndërkohë që dy vendet e tjera bosh në mesfushë janë për Pele dhe Maradonën që kanë qenë kampionë bote me Brazilin dhe Argjentinën

Dhe së fundmi, sulmi. Nuk mund të ndodhte ndryshe që në këtë repart janë dy yjet aktualë të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që janë  respektivisht në krahun e djathtë dhe të majtë të sulmit, ndërkohë që në qendër të tij, më I votuari ishte Fenomeni Ronaldo

Pra Dream Team është: Yashin; Cafú, Beckenbauer, Maldini; Matthaus, Xavi, Maradona, Pelé; Messi, Ronaldo dhe CR7.

Sfidanti.al