Futbolli qan përsëri, shuhet Gerard Houllier

Vijojnë të vijnë lajme të hidhura në botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjecare Gerard Houllier për shkak të një problemi në zemër që e shqetësonte prej javësh. Ish trajneri i Francës ishte kthyer prej disa ditësh në shtëpi nga spitali dhe ndonëse dukej në gjendje stabël nuk mundi dot të qëndrojë në jetë

Houllier është konsideruar si një prej trajnerëve më të mirë të futbollit francez në 30 vitet e fundit. Në dekadën e viteve 80, trajneri mori drejtimin e PSG dhe arriti t’I japë titullin e parë kampion të Francës në vitin 1986. Pas një etape të jashtëzakonshme në Paris që zgjati 13 vjet duke u alternuar edhe me pozicionin e trajnerit të kombëtares franceze në kategoritë e të rinjve, Gerard Houllier që punoi me talente si Henry apo Trezeguet, u transferua te Liverpooli në 1998 ku fitoi Kupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Kupën UEFA në 2001.

Po kështu ai ishte pjesë e Lyonit në periudhën e artë të klubit duke fituar 2 tituj radhazi të Ligue 1 në 2006 dhe 2007 ndërsa në 2012, pasi mbylli aventurën me Aston Villan në 2011, e mbylli karrierën te New York Red Bull.

Sfidanti.al