Gareth Bale nuk ishte në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Crystal Palace dhe sipas zërave që filluan të qarkullonin, mungesa e tij u justifikua me pozitivitetin e uellsianit me Covid-19. Ai që vendosi të përgënjeshtrojë zërat ishte Jose Mourinho që në një intervisë për Sky Sports shpjegoi se Bale nuk luajti për arsye shëndetësore, se nuk ndihej mirë, por pas testeve të kryera rezultoi negative.
Ai shtoi se mund të ishte gjendje gripale dhese mund të shohim Bale në fushën e lojës në sfidën e së mërkurës ndaj Liverpoolit. Trajneri portugez theksoi gjithashtu se gjatë verës disa futbollistë rezultuan pozitivë me Covid, por pa përmendur emrat e tyre.
Për momentin Bale nuk është në formacionin titullar për Mourinho që e ka aktivizuar në vetëm 3 ndeshje në Premier League, në njërën prej të cilëve ishte titullar. Ndërsa në Europa League uellsiani ka qenë titullar në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve.
Sfidanti.al