Juventus, Agnelli hap rrugën për rinovimin e Dybalas

Andrea Agnelli hap rrugën për rinovimin e kontratës me Paulo Dybalan dhe kjo ndodhi pas deklaratës që bëri sulmuesi argjentinas pas ndeshjes me Genoan kur pohoi dashurinë e madhe që kishte për klubin torinezz.

‘E dëgjova me shumë kënaqësi për dashurinë e tij ndaj Juventusit, ne e shohim atë këtu me ne-tha Agnelli në ceremonine e dhënies së cmimeve ‘Golden Boy 2020’-më rezulton se e ka marrë një ofertë që do ta bënte ndër 20 lojtarët më të paguar në Evropë, ne presin me qetësi përgjigjen e tij. E presim edhe në fushën e lojës, e duam që të jetë ndër 5 futbollistët më të mirë dhe në këtë moment ai nuk është aty dhe ai e di këtë’

Sfidanti.al