Juventusit i bien “nga qielli” 21 milionë euro, vijnë nga Gjermania

Klubi kampion i Italisë do të jetë pak më i pasur për shkak të një detyrimi të vjetër. Nga Gjermania vjen siguria se do të derdhen në arkat e bardhezinjve 21 milionë euro. Bëhet fjalë për Bajernin që do të paguajë kartonin e talentit Kingli Koman, të cilin e mori pikërisht nga klubi torinez. Fillimisht, Bajerni pagoi 7 milionë euro për ta marrë huazim, ndërsa ditën e djeshme Bepe Marota takoi në Milano ndërmjetësin e kësaj marrëveshjeje, Brankinin, i cili e siguroi se çfarë do të bëjnë kampionët e Gjermanisë. Koman është në planet e trajnerit Karlo Ançeloti dhe një klub si Bajerni nuk e ka problem një shpenzim të tillë financiar.

Sfidanti.al