Edhe UEFA e ka të vështirë të gjejë më të mirët e trajnerëve!

Është një detyrë e pamundur ajo që të bësh një renditje të trajnerëve më të mirë të futbollit europian të të gjitha kohëve. UEFA, një autoritet vërtet i madh e mori përsipër këtë mision, të cilin e kufizoi që nga viti 1954 deri më sot. Organizmi drejtues kontinental përpiloi 10-en e parë, sipas saj, dhe si gjithmonë nuk mund të mungonin polemikat.

Për UEFA-n, më i miri trajner i 62 viteve të fundit është Brajan Kllaf, anglezi i Notingem Forestit, që arriti të fitojë kampionatin anglez për herë të parë (dhe të fundit) me këtë klub, por kjo i mjaftoi për të dominuar dy herë Europën. Notingemi i tij fitoi Kupën e Kampionëve në 1979 e 1980 dhe UEFA e quajti “ikonoklastin e fundit”, që do të thotë njeriu i fundit që nuk pati respekt për “shenjtorët”.

Në vend të dytë Johan Krujfi, gjeniu i stolit me Ajaksin dhe Barcelonën që solli edhe një herë në skenë futbollin total. “Njeriu që rikrijoi Barcelonën”, është diçitura për holandezin “fluturues”. i treti Visente Del Boske, “për shkak të fuqisë së tij të butë”, pra mënyrës njerëzore të drejtimit të yjeve, mënyrë që e ndihmoi të fitonte Kupën e Botës dhe Europianin me Spanjën, si dhe 9 tituj kampion dhe dy Champions me Realin.

Më pas, Sër Aleks Ferguson (mjeshtri i madh i taktikës), Helenio Herrera (mbreti i katenaços), Udo Latek (shefi i Bajernit të Mynihut të vitev 70-të), Valeri Lobanovski (shkencëtari i futbollit), Rinus Mishels (arkitekti i futbolit total), Zhoze Murinjo (I veçanti) dhe Arrigo Saki (udhëhoqi rilindjen e futbollit në Itali).

Në këtë listë nuk hynë Pep Guardiola që krijoi Barcelonën e madhe dhe fitoi në karrierë 21 trofe deri tani, Migel Munjoz, Bill Shenkli, Mishel Hidalgo, ndërsa nuk dihet nëse trajnerin e madh të Hungarisë Magjike të 1954-ës, Gustav Shebesh, UEFA e la jashtë apo nuk e përfshiu në periodhën e marrë në shqyrtim.

Sfidanti.al