Antuan Grizman është një sulmues i talentuar që nuk e ka zakon të falë përpara portës. Francezi është kthyer në ikonë të kombëtares së Francës dhe mbetet shumë i rëndësishëm për Atletikon e Madridit, por një video e postuar në rrjetet sociale nga një shok i skuadrës mund t’ia rrisë vlerën. Edhe pse me rol sulmues dhe shtatshkurtër, ai bëri një pritje të mrekullueshme në rolin e portierit, ndaj gjuajtjes me hark të shokut të tij të skuadrës, Raul Niges. Ky i fundit gjuajti me të majtën, por Grizman fluturoi si një portier i vërtetë dhe e grushtoi topin. Ishte pikërisht Niges që e postoi videon në Tuiter, dhe besohet se atë po e studion edhe trajneri i tyre, Diego Pablo Simeone, i cili mund të mendojë për një pozicionim të ri të francezit.
Sfidanti.al