A ju kujtohen kritikat për Pol Pogbanë kur mbërriti (për së dyti) tek Mançester Junajtid? Ndoshta i keni harruar, pasi askush nuk i thotë më ndonjë fjalë të keqe, përkundrazi. Ashtu si Zllatan Ibrahimoviçit, francezit i thuren vetëm lavde, veçse djaloshi i ri dhe shumë i talentuar, tregohet modest duke i ndarë meritat me dikë tjetër. “Ai më tha që të mos dëgjoja asnjë tjetër, por të dilja në fushë , të luaja futboll dhe të kënaqesha”, – tha 23-vjeçari për BBC-në, në prag të ndeshjes ndaj Liverpulit.
“Ai” është Zhoze Murinjo, trajneri i sotëm i Pogbasë. “Unë po bëj pikërisht këtë gjë, ndaj edhe po luaj mirë, – vazhdoi ai, – Murinjo bisedoi me mua, më bëri të ndihesha shumë mirë në këtë skuadër dhe të kisha shumë besim tek vetja”. Murinjo i tha Polit se “ti di sesi luhet futbolli, bëj atë që dëshiron”, dhe e la të lirë në fushë. Pogba theksoi se ai ka dashur gjithnjë të dëgjonte fjalë të tilla nga trajneri i tij.
Sfidanti.al