Sportisti i vitit, “Sports Ilustrejtid” dekoron jo një, por pesë persona!

Lebron Xhejms, Naomi Osaka, Briana Stjuart, Patrik Mahomes dhe Loren-Dyvernej Tardif janë pesë figurat që merituan çmimin individual “Sportisti i Vitit 2020” nga revista e shquar amerikane, “Sports Ilustrejtid” (Sports Ilustrated). “Ky çmim ju dha 5 burrave dhe grave që ishin kampionë në plot kuptimin e fjalës”, – shkruan revista, ndërsa për secilin fitues pati një përshkrim nga një kampion i së kaluarës. Për Lebron Xhejmsin, këtë e shkroi ylli i dikurshëm i NBA-së, Karim Abdul Xhabar. Thelbi i vlerësimit ishte lufta për çështjet sociale, për barazi dhe kundër racizmit. Gjithsesi, Xhabari vlerësoi më shumë se gjithçka tek Lebroni faktin që ai ndihmoi shoqatën “Më shumë se një votë”, duke e financuar për të luftuar pengimin për të votuar. “Në 2020 ne ishim dëshmitarë të fushatës më të egër për shtypjen e votës (në SHBA) që nga koha e Luftës Civile, – shkroi Xhabari, – si kundërpërgjigje, Lebroni bëri luftën e tij kundër letargjisë politike dhe shkatërrimit të organizimit të njerëzve”.

Sfidanti.al