PSG, fjalën e merr babai Mbappe

Po fole për Mbappe, duhet ta bësh për të ardhmen e tij dhe për interesin e Realit të Madridit për të. Talenti francez është qendra e planit të merkatos së Los Blancos për vitin 2021 dhe koha luan në favor të tyre. Kjo për faktin se Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint Germain që skadon në cirin 2022

Ëilfried Mbappe, babai i Kylian foli për Telefoot në lidhje me të ardhmen e djalit të tij, dhe fjalët e tij nuk shërbyen aspak për të larguar dyshimet. Kur u pyet nëse zërat e merkatos e shqetësojnë Kylian Mbappe, ai u tregua i prerë në përgjigjen e tij. ‘Përse të gjithë duan që kjo të na shqetësojë?-tha Ëilfried Mbappe-përse të gjithë duan që ai të turbullohet nga ajo që flitet? Nuk shqetësohet sepse luan për një skuadër të madhe dhe është i rrethuar nga futbollistë të mëdhenj. Kjo të lejon që t’iu afrohesh ëndrrave dhe ambicieve’.

Sfidanti.al