Kur ke në skuadër një lojtar që ka shënuar mbi 550 gola në karrierë, do të thotë se ke një shtysë të madhe. i tillë edhe Zllatan Ibrahimoviç për Milanin, një yll që ka një mesatare shumë të mirë sidomos që nga koha kur u bashkua me Interin në 2006, me dy gola në 3 ndeshje (404 rrjeta në 669 sfida), gjë që ka ndikuar që të rinjtë e sotëm të Milanit të bëhen me krahë prej tij.
Kjo duhet mbajtur parasysh, ndërsa “La Gazeta delo Sport” nxjerr përfundimin e skuadra e trajnerit Pioli ka qenë tepër ekonomike, por edhe shumë e suksesshme që nga vera e këtej. Llogaria bëhet që Milani ka shpenzuar këta muaj vetëm rreth 22 milionë euro për 26 pikë, pra rreth 850 000 euro për pikë, diçka “falë fare” për standardet e shpenzimeve në Itali, apo në ligat e mëdha. Vërtet biznesi i drejtuesve kuqezinj ishte shumë i mirë duke paguar 4 milionë euro për Haugen, 3.7 milionë për Zelemekers, 3.5 milionë për Kjerin, 0.5 milionë euro për portierin Tatarushanu, diçka mund të jetë shpenzuar për Rebiçin (por, Frankfurti mori Andre Silvën), ndërsa Brahim Diaz, Dalo, Kalulu kanë ardhur në huazim.
Sfidanti.al