‘Mick Schumacher? Është dicka e bukur që të shohësh një tjetër Schumacher si kampion bote, tani në Formula 2, tani shpresojmë edhe në Formula 1. Është fantastike për të gjithë, për sportin, për atë vetë , për nënën e tij Corina, për të atin Michael, është një lajm shumë i mirë-kjo është ajo që ka deklaruar ish drejtori teknik i Benetton Renault, Flavio Briatore për Adnkronos teksa foli për Mick Schumacher, djalin e legjendës së F1, Michael që sapo është shpallur kampion bote në Formula 2.
Vitin e ardhshëm, Mick Schumacher do të jetë pjesë e Botërorit të Formula 1 me skuadrën Haas, por Briatore preferon të mos bëjë asnjë parashikim
‘A I ka cilësitë për të bërë mirë në Formula 1? Tani të shohim, gjithnjë është e vështirë të thuash-tha Flavio Briatore
Në garën e Shakirit spikati një tjetër i ri premtues, George Russell që mund të kishte marrë fitoren e parë me herën e parë te Mercedes
‘Pamë që erdhi një djalosh që askush s’e njihte dhe e bënë që të humbiste garën, përndryshe do të fitonte-vijoi Briatore-skuadra gaboi. Bënë gjithcka që ai të mos fitonte, duke gabuar me mirëbesim, por bënë një rrëmujë të madhe, në rast të kundërt do të kishte fituar me lehtësi’.
Sfidanti.al