Njihet në të gjithë botën lidhja shpirtërore që ka Usain Bolti me Mançester Junajtidin. Sprintieri i madh xhamajkan është tifoz i deklaruar i skuadrës angleze, madje ka ndërhyrjë edhe në programet e televizionit të klubit duke dhënë mendimet e tij për lojën e saj. Gjithsesi, fillimi i vitit 2017 e gjeti me një fanelë tjetër. Bëhet fjalë për bluzën e Dortmundit, të cilën e kishte veshur ndërsa bënte stërvitje në palestër. Kampioni i 11-fishtë i botës, dhe 9 herë kampioni olimpik, po përgatitet për sezonin e fundit të karrierës, në të cilin synon të fitojë titujt e fundit botërorë.
Ai postoi video dhe foto në rrjetet sociale duke vendosur diçiturën “në këtë periudhë të vitit”, poshtë filmimit ku ai tregohej me uniformën stërvitore të Borusias. Është gjithashtu e njohur se xhamajkani e pëlqen shumë skuadrën e shquar gjermane, që ka bërë gjëra të mëdha me trajnerë të tillë si Otmar Hicfeld, Jurgen Klop dhe tani me Tomas Tuhelin.