Bare luan me Atektiko Madrid ! Italianët e stolit kuqezi “festojnë”

Debutimi i Kejdi Bares me skuadren e pare te Atletiko Madrid ishte nje gje qe heret ose vone do te ndodhte, por sigurisht nje date e shenuar per te por edhe per futbollin Shqiptar. Behet fjale per nje nga lojtaret me te talentuar te ketij brezi por edhe me gjere, nje lojtar me potencial shume te madh, që së shpejti do gjeje edhe me shume hapesire tek Atletiko e Madrid. Paradoksi i madh qe ndodh me ne eshte qe kur i shikojme t’i vleresoje te huajt, i shkojmë pas me servilizëm. Sidomos te huaj si Diego Simeone. Edhe keta te stafit te ekipit kombetar te huaj i kemi, por keta jane te huaj nga ata që e shpërfillën  Baren, ngaqë nuk u eshte dukur se kish bere progres ( keshtu u shpreh Tramezzani perpara se te ikte), apo qe Rashica nuk ishte akoma gati te behej pjese e ekipit A, apo qe Kaçe kish probleme karakteri etj etj. Një shuplakë na erdhi një ditë,atëherë,kur Rashicen nuk e thirrën me ekipin A, trajneri i Vitesses skuadres ku luan Rashica, kishte pyetur: kush luan ne pozicionin tend atje? Iniesta?

Besoj se Simeone e di qe ne nuk kemi Inieste ne ekipin tone dhe perdesisa Bare arrin te behet pjese e skuadres se pare te Atletiko Madrid, atehere nuk ka pse mos te kete vend ne nje skuader modeste si ekipi yne kombetar. Por shpresojme qe mos ta therresim atehere kur ne te kemi nevoje per te, por tani qe ai ka nevoje per ne dhe qe e meriton ne fund te fundit!

 

Sfidanti.al