Si mund të luajë Juvja pa italianë në mbrojtje? Ndodhi pas 123 vjetësh!

Flasim për një repart ku, përfshirë edhe portierin, kanë qenë në fushë legjenda të mëdha. Nuk po shkojmë shumë larg, por që nga koha e Xofit, Xhentiles, Kabrinit e Shireas, për të vazhduar me Perucin, Vierkovudin, Kanavaron, Ferrarën e së fundi me Bufonin, Kielinin e Bonuçin. Një Juventus pa italianë në mbrojtje vërtet nuk ka ekzistuar kurrë, por ja që paska një herë të parë edhe këtu, një mëkat për historinë. Ndodhi në sfidën ndaj Ferencvaroshit në Ligën e Kampionëve, dhe “mëkatari” ishte trajneri Andrea Pirlo. Ai zgjodhi këta lojtarë në portë dhe mbrojtje: Shezni (Poloni), Kuadrado (Kolumbi), De Ligt (Holandë), Danilo (Brazil), Aleks Sandro (Brazil). Kjo, edhe për shkak të dëmtimeve të dy “senatorëve” italianë si Bonuçi e Kielini, për të cilët Murinjo u shpreh se kanë marrë doktoraturën në universitete si Kembrixhi apo Oksfordi.

Sfidanti.al