Tamponët e Lazios; Immobile e Leiva negativë sipas raportit të Prokurorisë

Ciro Immobile dhe Lucas Leiva janë negativë. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, raporti teknik i kërkuar nga Prokuroria e Avellinos për 95 tamponët e procesuar në qendrën Futura Diagnostica të Avellinos të futbollistëve, familjarëve dhe stafit të Lazios, konfirmon atë cfarë u publikua në media në 11 nëntor.

Nuk vijnë lajme të mira për Strakoshën, riprocesimi i tamponëve në spitalin Moscati tregoi se testi i tij ishte pozitiv, ndërkohë që analiza e kryer në 6 nëntor analizat e tij rezultuan negative.

Pra dalin mospërputhje të reja nga tamponë të tjerë në testet e procesuara në Futura Diagnostica që kërkojnë qartësime sidomos përsa i përket numrit të cikleve të apmpifikimeve të përdorura nga konsulentët e përdorur nga Prokuroria për riprocesimin e tamponëve  dhe për problemet  që mund të jenë krijuar  nga fakti që tamponët e kontestuar të jenë riprocesuar 96 orë pas testimit të parë dhe jo brenda 48 orëve pasardhëse të parashikuara nga protokollët e Institutit Shëndetësor.

Sfidanti.al