Në të njëjtën ditë kur Marko Van Basten e kritikonte argjentinasin legjendar se “është duke luajtur si pastiçier”, skuadra e këtij “pastiçieri” firmosi kualifikimin në turin e dytë të Championsit, me një fitore të madhe 4-0 në Kiev ndaj Dinamos vendase. Trajneri Ronaldo Kuman hodhi në fushë një formacion krejt të pazakonshëm pasi la në Katalonjë Mesin e De Jongun, dhe pasi la në stol Zhordi Albën e Grizmanin, ndërsa Busketsi e Pike ishin të dëmtuar.
Formacioni ishte: Ter Shtegen, Lengle (Zhordi Alba), Zhunior Firpo, Mingeza, Dest, Alenja, Trinsao (Konrad), Pjaniç (Puig), Kutinjo (Grizman), Pedri (Mateus Fernandez), Brejthuejt. Tre lojtarë debutuan si Mingeza, Konrad dhe Fernandez, ndërsa mosha mesatare e ekipit ishte 24 vjeç. Në humbjen 2-8 me Bajernin në Champions, mosha mesatare ishte 30. Dest u bë amerikani i parë që shënoi për Barcelonën, ndërsa Brejthuejt e Grizman për fituan nga mungesa e Mesit. “AS” shkruan se “e ardhmja fillon në Barcelonë”. Fitorja ishte 4-0 me gola të shënuar nga Dest, Brejthuejt (2) dhe Grizman.
Sfidanti.al