Një beratas shkruan emrin në Champions, Uzuni feston si Ronaldo!

Padyshim që është tepër ambicioz, si çdo shqiptar që niset nga viset e atdheut të tij, thuajse krejtësisht të panjohur në botë, dhe dëshiron të jetë një i dëgjuar në arenat e mëdha europiane. Ia doli të paktën për një mbrëmje Myrto Uzuni, që shënoi golin e tij të parë në Champions e madje e bëri këtë në një stadium “mbretërisht” si “Alianc” i Torinos. Ndërsa një spektator luksi në fushë ishte Kristiano Ronaldo, beratasi kreu festimin e golit të portugezit, një veprim emblematik, siç ka qenë trihapëshi i Majkëll Xhordanit për zhytjet në kosh.

Ylli i kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 19-të për Ferencvaroshin, dhe ishte ajo rrjeta e avantazhit 1-0 në shtëpinë e Juventusit. Kristiano Ronaldo u përgjigj në minutën e 35-të, duke e bërë edhe ai kremtimin e dëgjuar, ndërsa skuadra hungareze luajti një ndeshje vërtet shumë të mirë në Itali. Uzuni, ndërkaq ia shtoi golin në grupe, dy golave të shënuar në raundet eleminatore. Përballë një Juveje me formacionin më të mirë të mundshëm, rezistoi fort deri në fund, kur pësoi golin e dytë (Morata) dhe humbi 1-2 duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve. Sidoqë të vijë puna, kampionia e Hungarisë mund të vazhdojë në Ligën e Europës, dhe Uzuni ta tregojë veten edhe aty.

Sfidanti.al

 

“I pashpirti” Favre, nuk ia dha debutimin historik Jusufa Mukokos!