Superliga si “sindikata e borxheve”, as bojkoti i lojtarëve nuk bën punë!

Nga vendimi për të mos luajtur futboll në betejë me qeverinë, në mendimin për të mos dalë në stërvitje, e ndoshta nesër në fushën e lojës, për shkak të pagave. Këto janë sinjalet e forta të alarmit që vijnë nga skuadrat e Superligës shqiptare, ndonëse duhet thënë se deri tani çdo protestë po bëhet me “silenciator”. Del një lajm në gazetë, del një përgënjeshtrim nga klubi në FB (siç bëri Kukësi), del e flet edhe presidenti, që tani ka veshur kostumin e presidentit të nderit.

Nëse do të kishin mundësi, futbollistët do të kishin realizuar një bojkot masiv nga vendi i parë në të 10-in, por duket se ky lloj sindikalizmi nuk ekzison ende në Shqipëri, ndonëse është krijuar një sindikatë nga ish-lojtari i kombëtares, Andi Lila. Kuptohet qartë se jo vetëm që s’kemi frymën sindikaliste, por gjithashtu gjendja është kaq e keqe, saqë nga që të hedhësh sytë, nuk ke ku shkon. Shkurt, futbollisti edhe po u largua nga një klub, do të gjejë të njëjtën gjendje në klubin tjetër. E sigurt është se qeveria as nuk ka ndërmend të bëjë “bojkot” për krizën e pagave si protestë reaguese ndaj bojkotit të Federatës (me Ligën nën sqetull) për katër kërkesat e famshme. A besohet se nëse bisedimet me qeverinë përfundojnë me “djalë”, nuk do të ketë kriza tëp agave në të ardhmen?

Sfidanti.al