MLS, Gonzalo Higuain, pozitiv me Covid, nuk luan në playoff

Gonzalo Higuain nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë historike të playoffit të Inter Miamit në Major League Soccer. Sulmuesi argjentinas, së bashku me vëllain e tij Federico është ndër futbollistët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe që nuk do të mund të luajnë në Tennessee ndaj Nashville SC, një ndeshje unike që është e vlefshme për një vend në cerekfinale të Konferencës. Pozitiv me coronavirus rezultoi edhe Leandro Gonzales Pirez që e ka fituar MLS me Atlantën në vitin 2018

Inter Miami, pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve regjstroi të paktën 7 raste pozitive me Covid-19, por nuk i specifikoi emrat e tyre. Ishte e përditshmja Miami Herald që zbuloi gjithcka duke zbuluar mungesën e vëllezërve Higuain dhe Leandro Gonzales Pirez. Në ndeshjen e Tennessee, skuadra që do të kualifikohet do të sigurojë edhe hyrjen në playoffin e MLS për 2020.

Sfidanti.al