Ishte Federata Gjermane e Futbollit që ia bëri dhuratën, madje shumë kohë përpara se të vinte dita e lindjes. Jusufa Mukoko është sot 16 vjeç dhe sipas rregullores së re të miratuar në prill, ai mund të jetë pjesë e ekipit të parë të Dortmundit në Bundesligë. Një festë e madhe për talentin e ri të ardhur nga Kameruni, që vlerësohet me një aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar gola. Këtë Mukoko e tregoi tek U17 dhe U19, pavarësisht se ishte diçka më shumë se 15 vjeç. Natyrisht, nuk pritet që ai të shkelë me këmbë Boatengun, Upamekanon, Zylen apo mbrojtës të tjerë që janë burra, por sidoqoftë do të jetë një plus i madh për skuadrën e trajnerit Lysien Favre, ndonëse për hir të së vërtetës, Dortmundit i mungojnë më shumë burrat sesa talentet e rinj.
Sfidanti.al