Superliga, Skënderbeu “ringjallet” në Ballsh, Apolonia i reziston Kastriotit!

Ishin dy ndeshjet më pak interesante në letër, por nuk ecën në gjithçka sipas parashikimit. Bylis-Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia patën edhe të papriturën brenda tyre, ndërsa korçarët fituan dhe fierakët barazuan jashtë fushe. Ekipi i trajnerit Julian Ahmataj triumfoi 2-0 në Ballsh falë golave të shënuar nga Pusi e Tereziu në pjesën e dytë. Mallakastriotën luajtën më mirë në pjesën e parë, madje patën rast për të kaluar në avantazh, por humbën penallti në 58’ dhe pas kësaj u ndëshkuan. Korçarët shëuan një gol të bukur me anë të Pusit në 70’ dhe pastaj me Tereziun katër minuta para fundit. Me këtë fitore, u ngjitën në kuotën e 4 pikëve, duke pasur vetëm një hap të gabuar deri tani, humbjen në shtëpi me Vllazninë.

Apolonia e pati të vështirë, gjithashtu, pasi Kastrioti ka qenë i fortë këtë sezon, por ia doli të merrte pikën në stadiumin e Kamzës. Madje, ishin fierakët që shënuan të parët me anë të Redon Mihanës në minutën e 79-të, për t’u mbërritur pranë fundit nga një 11-metërsh. Në minutën e 85-të, Plaku realizon penalltinë për vendasit, ndërsa Apolonia protestoi duke pretenduar se topi nuk ishte prekur me dorë në zonë. Kastrioti ka 5 pikë në 3 ndeshje ndërsa fierakët vetëm 2.

Sfidanti.al