Një tjetër goditje për klubin katalanas, këtë herë nga një personalitet i jashtëzakonshëm i futbollit. Diego Armando Maradona lëshoi një sulm ndaj Barcelonës për çështjen “Lionel Mesi”. “Më ndodhi edhe mua, – tha ai, – u sollën keq me mua dhe u detyrova të largohesha. Të njëjtën gjë bënë me Leon. Nuk u sollën siç ai e meriton”. Mesi deshi të largohej nga “Kamp Nou” në muajt e verës, pas eleminimit nga Bajerni në Champions, por pastaj ndërroi mendje sepse nuk deshi të shkonte në gjyq me klubin e jetës së tij. Gjithsesi, përplasja solli ndryshime pasi presidenti Bartomeu dhe bordi drejtues dhanë dorëheqjen, dhe tani priten zgjedhjet.
Sfidanti.al