Barcelona përgatit zgjedhjet, Victor Font kërkon të bashkojë Messin e Guardiolën

Kandidati paraprak për president i Barcelonës, Victor Font kërkon të kthejë emblemat e këtij klubi; Guardiola, Xavi, Iniesta e Puyol. Font e ka bërë të ditur këtë dëshirë të tij në një intervistë për ‘Sky Sports’ ku zbuloi disa nga linjat e programit të tij

‘Synimi është të ndërtojmë një projekt të shumë të fortë dhe kompetitiv-tha Font-ne te Barcelona kemi fatin se kemi trashëguar një stil loje që Cruyff bëri të shpërthejë. Për më tepër, shumica e profesionistëve që e njohin më mirë këtë stil edhe e duan shumë klubin si Pep Guardiola, Xavi, Iniesta apo Puyol. Të gjithë janë legjenda që e duan Barcelonën, por që sot nuk po punojnë për klubin. Kemi nevojë që t’i kthejmë për t’i siguruar që kemi një projekt shumë kompetitiv’.

Ndërkaq,  Guardiola duket se nuk e mendon aspak kthimin e tij te Barcelona. Trajneri 49 vjecar preferon të mos hyjë në lojërat e fushatës elektorale në klub duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

‘Jam shumë i kënaqur te Manchester City-tha Guardiola-shpresoj që të bëjë një sezon të mirë që të qëndroj akoma më shumë kohë këtu’.

Sfidanti.al