F1, Alfa Romeo konfirmon Giovinazzin e Raikkonen për vitin 2021

Nuk ka asnjë surprizë; Antonio Giovinazzi dhe Kimi Raikkonen do të  jenë pilotë të Alfa Romeo Sauber edhe në botërorin e vitit 2021 të Formula 1. Vendimi ishte marrë, por u konfirmua vetëm në fundjavën e Cmimit të Madh të Imolas  nga vetë marka italiaje pjesë e grupit Fca. Vlen të kujtohet se Ferrari ka mundësinë që të propozojë një pilot të tijin  në një nga njëvendëshet e Alfa Romeos dhe Kokëkuqja deshi të konfirmonte pikërisht Giovinazzin që figuron si rezervë e Leclerc dhe Vettel dhe që është edhe i vetmi pilot italian në Formula 1.

Përsa i përket Kimi Raikkonen që në 2021 do të garojë në sezonin e tij të 19 në Formula 1 në moshën 42 vjecare, është një pilot me shumë eksperiencë në historinë e Formula 1 dhe konsiderohet si një prej pilotëve më të dashur.

Të dy pilotët deklaruarn se ndihen si në familjen. ‘Në dy sezonet e fundit, Alfa Romeo ishte familja ime në Formula 1-tha Giovinazzi—skuderia ka treguar se beson te aftësite e mia dhe unë bëra më të mirën për ta shpërblyer’

Për një familje të dytë foli edhe Kimi Raikkonen. ‘Shumë prej atyre që më kanë njohur kur debutova në 2001, jam ende këtu dhe atmosfera e jashtëzakonshme që mbizotëron në skuadër me jep motivime të reja për të vijuar edhe për vitin e ardhshëm-tha finlandezi-nuk do të isha këtu, nëse nuk do të besoja te projektet dhe rezultatet që mund të arrijmë së bashku’.

Me konfirmimin e Raikkonen dhe Giovinazzit te Alfa Romei dhe Gaslly te Alpha Tauri, nuk mbetet gjë tjetër vecse të pritet konfirmimi i Mick Schumacher dhe Mazepin nga Haas dhe Perez nga Williams për të plotësuar kuadrin e pjesëmarrësve në Botërorin e Formula 1 të vitit 2021.

Sfidanti.al