Ishte e pritshme, por asgjë nuk është e sigurt derisa ndodh. Ashtu siç ndodhi dikur me yje të tillë si Stefi Graf apo Serena Uilliams, në skenën botërore të tenisit del një adoleshente e re e tmershme, polakja Iga Shviontek. Vajza 19-vjeçare nga Varshava mundi amerikanen Sofia Henin madje shumë bindshëm, 2-0 me sete dhe me rezultatin 6-4 e 6-1, duke marrë Grand Slemin e Rolan Garosit në Paris. Pasi mundi numrin 1 të turneut, Simona Halepin javën e kaluar, ajo u bë fenomeni i ri i tenisit botëror të femrave. “Suksesi më i madh i tenisit polak”, – shkruan gazeta kryesore polake “Fakt.24” dhe me të drejtë, sepse ajo u bë e para kampione polake e një Grand Slemi në historinë e këtij sporti. Askush nuk e kishte fituar këtë turne në moshë kaq të re, që nga viti 1992 kur e bëri Monika Selesh. Shviontek u ngjit deri në vendin e 54-ët në botë, por shpejt pritet të jetë në krye të renditjes e të fitojë Grand Sleme të tjerë, ndërsa do të pritet me interes konkurrimi i saj në Australian Open.
Sfidanti.al