MotoGP në Francë, pole position i Quartararo

Mision i përmbushur për Fabio Quartararo në në garën e shtëpisë së tij. Piloti francez i Yamaha Petronas arriti të fitojë pole position në ndalesën e radhës në Botërorin e MotoGP në Cmimin e Madh të Francës teksa e përshkoi pistën e le mans me kohën 1 minutë 31 sekonda e 315 të mijtat. ata që do ta rivalizojnë  francezin në startin e garës të së dielës janë Jack Miller që me Ducati Pramac u rendit në vendin e dytë me 222 të mijtat më shumë dhe Danilo Petrucci që plotëson vijën e parë të startit  teksa shënoi kohën e tretë më të mirë me 359 të mijtat më shumë se Quartararo.

Në vijën e dytë të nisjes do të jetë Andrea Dovizioso që është në vitin e tij të fundit te skuadra e Ducatit. Piloti italian u rendit në vendin e 6 në këto prova kualifikuese pas Cal Crutchlow dhe Maverick Vinales që u pozicionuan respektivisht në vendin e 4 dhe të 5. Përsa i përket Valentino Rossit,  Doktori me Yamahën e tij nuk shkoi më shumë se vendi i 10 në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Francës.

sfidanti.al