“Marka” analizon Zvicrën: Ekip me gjak shqiptar, boshnjak, senegalez …!

Një “Kullë e Babelit”, kështu e cilëson e përditshmja e madhe spanjolle skuadrën helvetike, ndërsa flet me mbrojtësin e majtë të këtij ekipi, që është me origjinë spanjolle, Loris Benito. Spanja ndeshet me Zvicrën në Ligën e Kombeve, dhe një “skaner” është gjëja më normale për t’u bërë. Trajneri sllav Vladimir Petroviç ka 14 lojtarë me origjinë larg kufijve zviceranë, shqiptarë, senegalezë, nigerianë, boshnjakë, kilenë, domenikanë dhe … spanjollë. Nga shqiptarët (e Kosovës përgjithësisht) kanë mbetur më pak, dhe kryesorët janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Admir Mehmedi. Në ekip është thirrur Albian Ajeti, ndërsa më parë kanë luajtur Valon Behrami apo Blerim Xhemaili si dhe shumë të tjerë.

Sfidanti.al