Nga Nejmar tek Lautaro, një formacion yjesh i humbur nga Barcelona!

Prej 2 vjetësh të paktën, po gjuajnë “gjah” të madh, por që nuk është për dhëmbët e tyre. Drejtuesit e Barcelonës kanë shkuar nga dështimi në dështim, dhe nuk po flasim për lojtarët e marrë me shpenzime të mëdha që dolën vuajtje të mëdha si Dembele, Paulinjo apo edhe Kutinjo, deri para pak javësh. Fjala është për dështimet për të blerë kartonët e yjeve, dhe mediat europiane krijojnë një formacion me “huqet” e njerëzve të presidentit Bartomeu. Që nga Nejmari, Lautaro Martinezi, Depai apo më herët De Ligti e Verrari, katalanasit janë bërë gazi i botës, me futbollistë që po t’i marrësh bashkë, kushtojnë nja 600 milionë euro. Përveç tyre, nuk u arrit të merrej edhe Ksavi në stol. Këtij ekipi i mungon vetëm portieri: Erik Garsia, Matijs De Ligt, Inigo Martinez, Rabio, Verrati, Uillian, Nejmar, Rodrigo, Depai, Lautaro Martinez.

Sfidanti.al