Një legjendë në krah të legjendës, Xhabari mbështet Lebronin

Nuk është një “dashnor” i mediave, dhe as i parashikimeve. Karim Abdul Xhabarit i mjafton fakti se ka dalë disa herë kampion dhe se është shënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, ndaj kur flet ai, duhet të dëgjohet. Ish-qendra shtatlartë (2.18 metra) vlerëson lart Lebron Xhemsin dhe shanset e Los Anxhelos Lejkërsave për të fituar “unazën” këtë sezon në basketbollin amerikan.

“Lebron Xhejms nuk ka nevojë t’i tregojë asgjë, askujt, – tha ai, – për Lebronin flet karriera, dhe unë e admiroj shumë. Ai ka treguar se është lojtar i nivelit më të lartë, se është më i miri i kësaj epoke. Me ardhjen e tij, të Entoni Dejvisit dhe të Demarkus Kouzinsit, Lejkërsat kanë shanse shumë më të mëdha, jo vetëm për plej ofin, por edhe për titullin”. Xhabari e bëri vlerësimin e tij edhe me një fotomontazh, ku ishin lojtarët më të mirë të Lejkërsave në histori, sipas mendimit të tij. Aty ishin Mexhik Xhonsoni, Xhabari, Kobi Brajanti, Shakill O’Nilli dhe Lebroni.

Sfidanti.al