Trump mund të ngrejë trofeun e Kupës së Botës 2026 së bashku me kampionët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ketë një rol të veçantë në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës 2026. Sipas raportimeve të TalkSport, FIFA do ta autorizojë Trumpin të ngrejë trofeun e Botërorit së bashku me ekipin fitues, duke përsëritur skenën e parë në Kupën e Botës për Klube në vitin 2025. Ceremonia e dorëzimit të trofeut do të zhvillohet më 19 korrik në MetLife Stadium. Trump do t’ua dorëzojë trofeun kampionëve të rinj të botës së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Në ceremoninë finale janë ftuar gjithashtu edhe presidentët e Mexico dhe Canada, dy vendet e tjera organizatore të Botërorit 2026, i cili për herë të parë në histori zhvillohet në tre shtete. Kupa e Botës 2026 do të jetë edicioni më i madh i turneut, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje të planifikuara në SHBA, Meksikë dhe Kanada.