Sot është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Conference League. Goglat nuk janë treguar shumë bujare për skuadrat shqiptare, pasi i kanë vënë përballë rivalëve të vështirë.
Dinamo do të përballet me kazakët e Astanës, Elbasani me bjellorusët e Bate Borisov, ndërsa Vllaznia do të luajë një derbi shqiptar kundër Malishevës. Të treja skuadrat shqiptare do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi ndërsa sfidat e kthimit do t’i luajnë në transfertë. Ndeshjet e para do të luhen më 9 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit më 16 korrik.

