Shkëndija e Tetovës, kampione në fuqi në Maqedoni, mbas eliminimeve të turpshme në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës nga klube pothuajse të panjohur, edhe sezonin e ri të kampionatit kombëtar e nisi me humbje, duke u mundur jashtë fushës së vet 1-0 nga Akademia Pandev. Edhe njëherë tjetër u konstatua se ekipi tetovar ka probleme realizimi dhe lojtarët e tij bëjnë shumë gabime.
“Ne përsëri treguam se kemi probleme realizimi, humbasim shanse që na krijohen para portës kundërshtare. Kjo gjë na ndodhi pikërisht edhe në ndeshjet kualifikuese të ligave evropiane. Duket sikur ne kemi humbur vetëbesimin”, deklaroi trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani.
Sfidanti.al