Ku do të shkosh Pep, nëse largohesh nga Mançester Siti?

Qenka një klauzolë në kontratë, të paktën sipas mediave, që i jepka të drejtë Guardiolës që të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni. Një “rrufe në qiell të pastër” ky lajm për një trajner që besohej si i “betonuar” tek Mançester Siti, por që vërtet mund të ikë nga stadiumi “Etihad”. Kandidati i parë për ta zëvendësuar, po sipas mediave, është Maurisio Poçetino, njeriu i kërkuar nga shumë klube të Europës. Guardiola ka kontratë deri në 2021 pas rinovimit të fundit dhe Siti beson se ai do ta respektojë atë deri në fund.

Spekullimi ka qenë që më parë se Pepi mund të bëjë si tek Barcelona, ku u largua pas 4 sezonesh, ndërsa tek Bajerni rezistoi tre vjet. Rezultatet këtë vit ngjajnë me ata të katalanasve në 2012, kur e humbën kampionatin spanjoll në favor të Realit të Madridit. Siti nuk duket se mund të garojë me Liverpulin për titullin, por ka shpresë për Championsin. Ku do të shkonte ai nëse largohej? Me gjasë, do të merrte 1 vit pushim.

Sfidanti.al